Flash News

KRYESORE

Denoncohen Veliaj dhe Kumbaro: Monumenti i kulturës po shembet për ndërtimin e një pallati shumëkatësh

Denoncohen Veliaj dhe Kumbaro: Monumenti i kulturës po shembet për

“Për një ndërtues, Veliaj prish një monument”. Kështu e ka nisur denoncimin e saj gazetarja Matilda Terpollari kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili ka vendosur të prish një nga vilat e vjetra që ndodhet te rruga e Kavajës.

Referuar gazetares, ndërtesa me vlera historike është hequr disa muaj më parë nga monumentet e mbrojtura nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati, për të cilin thuhet se do të jetë mbi 10 kate.

“Kjo eshte nder vilat me te bukura ne Tirane. Ndodhet ne rrugen e Kavajes. Njihet si godina e pare e radiotelevizionit. Eshte monument kulture se bashku me dy te tjera ngjitur me te. U hoq perpara pak muajsh nga lista e monumenteve nga Kumbaro, pasi aty Bashkia e Tiranes ka dhene leje per ndertimin e nje pallati. Me shembjen e saj merr fund historia ne kete pjese te kryeqytetit. Sado rruge te vizatoj kryetari i Bashkise, asgje nuk do e mbuloje kete krim qe ndodh live”, sqaron gazetarja Terpollari.

Në të njëjtën linjë është edhe gazetari Arbër Çepani, i cili shprehet se është e pakonceptueshme që ndërtesat e reja të ndërtohen mbi monumentet kulturore. “Trishtim i madh për qytetin tim....Një tjetër pjezës historie dhe autenticiteti u shua... Nëse e kishim ndarë mëndjen të ndërtonim një qytet nga 0, mund të kishim shpallur kryeqytet ndonjë fushë përreth dhe ta ndertonim nga e para...të paktën ashtu do të kishim rrugë, infrastrukturë njerëzore dhe nje model moderniteti për të shprehur.... Por është e pakonceptueshme që këto modele moderniteti t'i ngremë mbi monumentet që deri dje ishin libra të hapura historie urbanizmi dhe sot janë kujtime të paaftësisë sonë kolektive për të ruajtur autentiken!”, përfundon ai.

Të fundit