Flash News

KRYESORE

Denoncohet korrupsioni i presidentit të Urdhrit të Stomatologëve: Jep liçenca falso për dentistët e huaj

Denoncohet korrupsioni i presidentit të Urdhrit të Stomatologëve:

Kërkesa e presidentit të ‘Urdhërit të Stomatologëve’, Nikollë Deda për dyfishimin e çmimeve të shërbimeve dentare me justifikimin se kërkohet shmangia e abuzimeve është pritur me mjaft reagime negative. Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që në një postim në ‘Facebook’, ka publikuar dy mesazhe të qytetarëve dixhital, që denoncojnë Nikollë Dedën për korrupsion.

Zoti Doktor nje infomarcion per hajdutin Nikoll Deda ( president i Urdhrit te Stomatologut) i cili eshte mesuar te rrisi cmimet , ky ka qene Drejtor i Shendetit Publik ne rethin e Pukes ne vitin 1997-2000 dhe eshte shkarkuar nga auditi i Ministrise se Shendetesise per vjedhje ne tenderin e kripes , nga 20 lek Kg ai e beri 65 leke Kg ne tender dhe e fitoj Z. Bashkim Asllanaj i cili tani eshte Sekretar i Pergjithshem te Urdhri i Stomatologut dhe e ka punesuar Nikoll Deda . Ne te gjithe Puken njihet si Nikolla i kripes. Nikolla ka ka qene kandidat per deputet i PS dhe ka lidhje te forta me pushtetin. Mjere stomatologet per te”, shkruhet në denoncimin e parë.

Pershendetje Dr.Sali Berisha , Jemi nje grup stomatologesh qe punojme me ndershmeri, duam te denoncoj Presidentin e Urdhrit te Stomatologut Nikoll Deda i cili jep licensa fallco per Dentistet e huaj qe vine punojn ne shqiperi , marin leket e popullit dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi per pacientet. Duam ti drejtohemi prokurorise qe te shkoj te hapi te gjitha dosjet e dentisteve te huaj. Ky eshte nje nga raste i firmosur nga Presidenti. Kemi shume shprese te ju”, shkruhet në denoncimin e dytë.

Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve ka insistuar se vendimi është i bazuar në ligj dhe se qeveria nuk mund të nuk ka asnjë mundësi të ndërhyjë në këtë vendim. “Vendimi i qeverisë për ndërhyrje të profesionet e rregulluara është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ne përcaktuam vijën e kuqe për stomatologët që kanë kthyer në tregti një nga profesionet më të nderuara në mjekësi. Kjo është pjesa më e mirë e shërbimeve mjekësore në Shqipëri. Niveli i stomatologëve është më i lartë se i Parlamentit”, përfundoi Deda në një intervistë në A2 News.

Të fundit