Flash News

KRYESORE

Denoncohet urdhri i pazakontë i ministrit: Bëni Check Up ose nuk ka pagesa për njerëzit në nevojë

Denoncohet urdhri i pazakontë i ministrit: Bëni Check Up ose nuk ka

Tritan Shehu, kryetar i Departamentit të Shëndetësisë në PD, ka denoncuar urdhrin që është dhënë për njerëzit në nevojë që marrin pagesa sociale.

Sipas Shehut, ministria ka dhënë urdhër që të gjithë këta njerëz të bëjnë Check Up-in ose në të kundërt nuk do të marrin pagesën. Për zyrtarin e PD-së, ky vendim është shkelje e dinjitetit të njeriut.

“E pabesueshme, shkelje flagrante e të drejtave të njeriut! Urdhër ministri si ferman Sulltani: "Ata persona në nevojë që nuk kryejnë të "famshmin Check Up", nuk do të marrin pagesat e përkrahjes sociale!" Fakt i pa mohueshëm i dështimit të ashtuquajturit Check Up. Keqpërdorim ekstrem jo vetëm i dhjetëra miliona euro, por edhe i lirive e dinjitetit të njeriut”, shprehet Shehu.

Të fundit