Flash News

KRYESORE

Denoncoi aferën korruptive në Tiranë, dhëndri i Berishës: Kaq shumë bodigardë s'kisha parë ndonjëherë

Denoncoi aferën korruptive në Tiranë, dhëndri i

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar publikisht sipas tij aferën mafioze të ndërtimit të inceneratorit të Tiranës.

Ditën e sotme ai ishte prezent gjatë dëgjesës publike të inceneratorit të Tiranës me ekspertë të mjedisit dhe banorëve.

Malltezi thekson se kaq shumë roje nuk kishte parë ndonjëherë më parë në dëgjesa të tilla.

"Dëgjesë publike me 25 bodigardë nuk kisha parë ndonjëherë. As thesari i shtetit nuk ka 25 roje. Kaq frikëe kanë? I djeg për mbetjet apo për 128 milionë euro për një incenerator të pakërkuar & pacertifikuar? ", shkruan Malltezi.

Malltezi tha sot para banorëve se prej katër vitesh kjo njihet si histori korruptive dhe është subjekt i ligjit antimafia.

"Këtu po vidhen 128 mln euro, ndërsa fshatarëve nuk u jepet as dy euro çmimi i tokës", tha ndër të tjera Malltezi.

Të fundit