Flash News

KRYESORE

Denoncoi dosjen e Ramës në Paris, denoncon koleksionisti nga Korça: Më dhunoi kunati i Niko Peleshit

Denoncoi dosjen e Ramës në Paris, denoncon koleksionisti nga

Koleksionisti nga Korça Gjergji Thimio denoncon publikisht se kuanti i deputetit të PS, Niko Peleshi e ka dhunuar fizikisht në pazarin e Korçës.

Teksa shfaqet i gjakosur në fytyrë, Thimio thotë se ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi denoncoi dosjen e burgut në Paris të kryeministrit Edi Rama.

Madje, sipas tij është tentuar edhe te eliminohet.

“Kisha dy muaj që nuk punoja, pasi me prenë dritat në mënyrë të qëllimshme. Në kurrizin tim është kunati i Niko Peleshit, quhet Olti. Ka hapur një lokal dhe ka zënë rrugën në kundërshtim me çdo gjë, vjen me një Fuoristradë në orët e vona dhe hyn në mënyrë të vrullshme këtu dhe i rrëzon të gjitha pikturat.

I thashë cfarë bëre, ai erdhi më kapi nga fyti, më shau dhe më nisi të më godiste.

Kjo është vazhdën e para 10 ditëve që denoncova Ramën, ku nxora numrin e dosjes si i burgosur në Paris, po tenton të më eliminojë fizikisht, denoncova në polici dhe nuk u mor asnjë masë. O Rama ka gisht drejtpërdrejtë, ose Niko Peleshi po tenton të bëjë këto veprime kriminale.

I them Peleshit hiq dorë nga këto veprime kriminale të nxitura nga kryeministri. I drejtohem ambasadës së SHBA, jam nënshtetas amerikan, prokurorit të përgjithshëm nuk tërhiqem nga akuzat e Ramës nuk tërhiqem, madje do hap procedim penal për Ramën, Saimir Tahirin e Mirela Kumbaron për vjedhjen e ikonave me vlerë 63 mln euro”, thotë koleksionisti.

Të fundit