Flash News

KRYESORE

Denoncoi drejtorin e burgut të Rrogozhinës, shkarkohet nga detyra edhe Specialisti i Informacionit

Denoncoi drejtorin e burgut të Rrogozhinës, shkarkohet nga detyra edhe

Pak pasi denoncoi ish-drejtorin e burgut të Rrogozhinës, shkarkohet nga detyra edhe Specialisti i Informacionit.

Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se është shkarkuar Qemal Koxha me detyrë specialist pranë IEVP Rrogozhinë, pak pasi kishte denoncuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre Ibrahim Bejon, aktualisht i pezulluar.

Vendimi për pezullimin e tij nga detyra u mor në 22 janar dhe aktualisht është nën hetim nga prokuroria e Kavajës.

Shkarkimi i specialistit nuk ka patur motiv të qartë, por shihet si një hakmarrje pas denoncimit.

Të fundit