Flash News

KRYESORE

Denoncoi parregullsinë me firmat për ndryshimet kushtetuese, Murrizi-Alimadhit: Nuk e përdora, mbaka erë

Denoncoi parregullsinë me firmat për ndryshimet kushtetuese,

Myslim Murrizi, kreu i grupit parlamentar demokrat ka debatuar me deputetin Adriatik Alimadhi, i cili që në nisje të seancës denoncoi se disa deputetë opozitarë kanë votuar në emër të kolegëve për ndryshimet kushtetuese.

Duke folur për ata qëi cilësoi si të “zemëruarit e seancës së sotme”, Murrizi iu drejtua Alimadhit se firmën e tij nuk e ka përdorur.

“Kush janë të zemëruarit e kësaj seance? Ata që shpresojnë se duke lëpirë menderen e çdo kryetari do të vijnë si vemje , cfarë gallate, palaçollëku..

Kanë 25 vjet që vijnë e bubërrojnë. S’jam spiun i sigurimit, kam guxuar përballë Metës, kam kandiduar edhe i pavarur, zoti Alimadhi. Do kandidoj për deputet jo për hajdut administrate e zv,ministër. Të flasësh me mua shko te Genta Sula, më parë se spiunët e sigurimit nuk me impresionojnë fare. Kjo seancë në 2021 nuk do ketë më vemje, mbaje mend mirë dhe bëj foto sa të mundesh”, tha Murrizi, ndërsa Alimadhi i përgjigjet nga vendi, por i tërheq vëmendjen zv.kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

“Nuk kakaris deputeti zoti Alimadhi, ju lutem vini maskën dhe respektoni kolegët, nuk mund të thoni kakaris deputeti”, u shpreh Hysi.

Murrizi: jam krenar që firmën tënde e kam çuar në tenxheren e fasules. Nuk është përdorë gjëkundi, është firmë që mbaka erë.

Të fundit