Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Denoncon burri nga Durrësi: Gruaja më hidhte valium në gjellë dhe prostituonte në shtëpi
Një qytetar denoncon në “Fiks Fare” se ka rënë pre’ e mashtrimit të një prostitute, e cila jo vetëm i ka vjedhur paratë e kursyera, por i jepte fshehurazi valium për të ushtruar prostitucion në banesën e tij.
Qytetari Lorenc Bajrami i ka denoncuar këto akte në Prokurorinë e Durrësit, por sikur të mos kishte mjaftuar mashtrimi, atë e ka sorollatur edhe prokuroria, e cila ka vendosur mosfillimin e procedimit penal që në muajin shkurt dhe denoncuesi ende nuk ka marrë njoftim.
Lorenci nga Durrësi tregon për “Fiks Fare” se para disa kohësh ka punuar me kompaninë e tij të ndërtimit në Maqedoni. Në Facebook ka njohur Drilona B., që fillimisht i ka thënë jam nga Pogradeci. Ata kanë krijuar një lidhje intime bashkë dhe vajza ka shkuar për të jetuar me Lorencin në Maqedoni. Ai mendonte se ajo ishte e rregullt dhe e kishte prezantuar si gruan e tij te banorët e zonës. Pas rreth një viti, ai shikon disa persona që dalin nga shtëpia e tij, pasi po punonte aty afër dhe i kërkon llogari të shoqes se çfarë kishte ndodhur, duke dyshuar se gruaja e kishte tradhtuar.
Ajo i thotë se aty kishte ardhur një djalë i njohur i lagjes dhe e kishte përdhunuar. Madje, ajo i kishte thënë se kjo nuk ishte hera e parë, pasi e kishin përdhunuar dhe më parë, por gjoja nuk ia kishte thënë se kishte frikë pasi e kishin kërcënuar se do e vrisnin Lorencin. Duke e besuar të shoqen, Lorenci bashkë me të takojnë një avokat dhe përgatisin një kallëzim penal që e çojnë në prokurorinë maqedonase. Pas kallëzimit, Lorenci, për të çuar nderin në vend, bën sherr me “dhunuesin” dhe më pas largohet drejt Shqipërisë. Para se të kryente këtë veprim, ai kishte nisur edhe Drilonën drejt Shqipërisë dhe i kishte dhënë me vete 5 mijë euro.
Pas sherrit edhe Lorenci vjen në Shqipëri. Kur vjen në Shqipëri, ai kërkon Drilonën në Pogradec, por nuk e gjen dhe zbulon se ajo jeton në Leskovik. Ai shkon në Leskovik dhe e bind Drilonën që të jetonin bashkë në Durrës, ndërkohë që për 5 mijë eurot e marra nga Maqedonia Drilona i thotë se i kishte futur në llogarinë e të ëmës së vet.
Pas pothuajse një vit jetë normale në Durrës, avokati maqedonas e kontakton Lorencin dhe i thotë se nga hetimet që janë kryer, rezulton se Drilona nuk është përdhunuar, por ajo ka shkuar me dëshirë, madje në shtëpinë e tij. Në këto kushte, ai kupton se gjatë kohës që ka qenë në Maqedoni, ajo ka përdorur shtëpinë e tij për ushtrim prostitucioni, ndërkohë që atij i hidhte valium në gjellë për të fjetur gjatë natës. Madje, ai kujton se në atë kohë ishte shumë i turbullt dhe që kur i dilte gjumi natën, Drilona ishte zgjuar dhe i thoshte se ishte në tualet dhe ai këputej sërish në gjumë. Pasi kupton gjithë mekanzimin që ka rënë pre e mashtrimit të saj, ai thotë se e detyron Drilonën të bëjë një deklaratë noteriale për përdhunimet që gjoja i kanë ndodhur dhe njofton prindërit e saj që të vinin në fundjavë për drekë te shtëpia e tij. Ditën e shtunë, në javët e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar, Lorenci shkon në punë dhe kur kthehet në darkë, pasi të nesërmen do vinin prindërit e Drilonës, Drilona ishte arratisur. Kishte marrë rrobat, kishte vjedhur 2700 euro që ndodheshin në shtëpinë e tij. Më pas, më 27 dhjetor, ai i drejtohet Prokurorisë së Durrësit me kallëzim penal. Por, që nga ajo ditë e deri në fund të muajit maj, megjithëse ka shkuar disa herë dhe ka pyetur se çfarë është bërë me kallëzimin e tij, ai nuk ka marrë asnjë informacion nga prokuroria.
Pas denoncimit në “Fiks Fare”, Lorenci shkon sërish në Prokurorinë e Durrësit për të pyetur se çfarë ka ndodhur me kallëzimin e tij. Lorenci hyn në Prokurorinë e Durrësit dhe shkon te sekretaria të pyesë se çfarë ka ndodhur me çështjen e tij dhe cili prokuror e ka. Sekretarja i thotë se kallëzimi i tij është ndjekur nga prokurori Bledar Bejko, por që duhet të shkojë te roja, për të pyetur për takim. Lorenci shkon te roja, i cili flet me prokurorin Bejko. Prokurori Bejko i thotë rojës se çështjen e Lorencit nuk e ka ai, por duhet të takojë Ardian Gashin. Në këto kushte, Lorenci merr në telefon prokurorin Ardian Gashi, i cili i thotë se nuk ka çështje me emrin Lorenc Bajrami, por të pyesë prokurorin Bejko se e ka adresuar gabim.
Duke mos gjetur zgjidhje, në prokurori shkon e pyet edhe avokati i Lorenc Bajramit. Avokati i thotë se prokurori Bejko ka mbyllur një çështje tjetër, gjoja se kur ka shkuar Lorenci në Leskovik ka bërë kallëzim edhe në polici, por që kallëzimi që ka bërë me 27 dhjetor nuk është mbyllur, është ende në hetim. Sipas avokatit, hetimi ka zgjatur sepse nuk gjendet adresë e Drilonës dhe se është dërguar letërporosi.
Duke mos ditur se kujt t’i besojë Lorenci për çështjen e tij, pasi e sorollatin nga një zyrë në tjetrën, “Fiks Fare” kërkoi nga Prokuroria e Durrësit informacion mbi këtë çështje. Në përgjigje e saj, Prokuroria e Durrësit deklaron se “lidhur me rastin janë kryer verifikimet e duhura, ku në përfundim të tyre nga ana e prokurorit të çështjes, Bledar Bejko është vendosur mosfillimi i procedimit penal më datë 21.02.2018. Ky vendim i prokurorit është dërguar për njoftim të interesuarve dhe kallëzuesit Lorenc Bajrami me anë të shërbimit postar sipas shkresës përkatëse”.
Por, pavarësisht se prokuroria pretendon se i ka dërguar njoftim Lorenc Bajramit, ky njoftim nuk ka shkuar asnjëherë tek ai. Kjo e vërtetuar jo vetëm nga qytetari, por edhe nga bisedat me përfaqësuesit e prokurorisë, të cilët edhe pas 4 muajsh e sorollatin qytetarin, duke i fshehur faktin se është vendosur që mos të fillojë procedimi penal për mashtrimin që i është kryer./Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38