Flash News

KRYESORE

Denoncon ish-deputetja e PD: Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor vatër e COVID19, drejtori i PS refuzon ta mbyllë

Denoncon ish-deputetja e PD: Njësia Vendore e Kujdesit

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se në Njësinë Vendore tê kujdesit Shëndetësor në Berat janë identifikuar 4 raste pozitiv me Covid19.

Sipas Vokshit, urdhri për mbylljen e kësaj njësie nga Inspektorati Sanitar është dhënë që ditën e hënë, por Drejtori Artur Bani, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, refuzon ta mbyllë.

“Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, në Njësinë Vendore tê kujdesit Shëndetësor në Berat janë identifikuar 4 raste pozitiv me Covid19.

Urdhri për mbylljen e kësaj njësie nga Inspektorati Sanitar është dhënë që ditën e hënë. Po Drejtori Artur Bani, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, refuzon ta mbyllë sepse ka frikë se evidentohet dështimi në marrjen e masave parandaluese nga ana e tij dhe e qeverisë. Për Drejtorin rilindas të Edi Ramës, jetët 73 personave staf i Njësisë nuk kanë asnjë rëndësi.

Njësia tashmë është shndërruar në vatër e rrezikshme aktive infeksioni. Ministria e Arsimit, Institucionet përkatëse të marrin masa për mbylljen e tij për aq kohë sa është e nevojshme.

Papërgjegjshmëria e Drejtorit është e dënueshme. Cdokush që rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve duhet të shkojë në burg. Përhapja e sëmundjeve infektive me paramendim apo jo, dënohet me burg sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Penal.

Organi i akuzës të veprojë!!”, shkruan Vokshi.

Të fundit