Flash News

KRYESORE

Denoncon ish-oficeri: Kapet 3 thasë me drogë në Rinas, policia e mbajti të fshehur

Denoncon ish-oficeri: Kapet 3 thasë me drogë në Rinas, policia e

Një ish-oficer polici i ka shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha se pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit në Tiranë janë kapur 3 thasë me fara kanabisi, por një ngjarje e tillë është mbajtur e fshehtë dhe nuk është bërë publike për mediat.

Berisha e ka publikuar denoncimin e ish-oficerit në rrjetet sociale dhe theksohet se ngjarja e kapjes së 120 kg drogë u mbajt e fshehur me urdhër të Ramës.

Statusi:

Rama i droges dhe Geroni i tij fshehin superskandalin!

Me dt 18 maj kontrolli ne Rinas zbulon 120 kg fare kanabisi ne thase.

Me urdher direkt te Rames fshihet ky krim, nderkohe thaset me faren e droges jane zhdukur!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetie Z.Berisha jam S D ish oficer policie po ju dergoj nje informacion te sigurte Punonjesit e policise ne Komisariatin e Policise Rinas me date 20 Maj 2018 gjate kotrollit te disa pakove te ardhura ne linjen Holland -France -Shqepdri jane kostatuar tre thase me fara kanabisi 120 kg.Punonjesit e policise te lartepemedur i kan hapur thaset situata eshte bere alarmate se pse i keni hapur thaset.Ne Rinas ka mberritur Drejtoresha e Kufirit njekohesishtr dhe zv drejtore e pergjitheshme e policise e cila me urdher direkt te Kryeministrit ju ka bete presjon punonjesve te policise se pse i keni hapur thaset.Kjo situate eshte mbajtur sekret nuk eshte dhene as ne media.Thaset me fare ju kan thene policve qe eshte kerp dhe gjoja kan ardhur pet nje kompani amerikane.Ndersa punonjesve te pilicis jan kercenur nqse flasin policet dhe sot jan te stresuar kurse thast me fare jane zhdukur pa nam dhe nishan.Z Berisha informacioni eshte i sigurte une te dergova emrat punonjesve te policise por te lutem duhet te ngelen anonim.Kjo ngarkese ka mbrritur ne Rinas me date 18 maj dhe eshte konstatuar me date 20 maj.”

Të fundit