Flash News

KRYESORE

Denoncon në emision për pronën private në qendër të Tiranës: Qiraxhiun e bëjnë pronar me firmën e Sonila Qatos

Denoncon në emision për pronën private në qendër

Një familje në Tiranë ka zgjedhur ekranet televizive si alternativën më të mirë për të denoncuar shqetësimin e humbjes së pronës. Bëhet fjalë për familjen Tufa në Tiranë, e cila denoncon në emisionin investigativ “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani se i kanë marrë padrejtësisht një pjesë të mirë të pronës, duke bërë pronar qiraxhiun e tij, familjen Pelushi.

“Quhem Shkëlqim Tufa jam një nga bashkëpronarët e kësaj prone që është e dhënë nga babai jonë. Brenda kësaj sipërfaqe familja “Tufa” ka dy banesa, dhe njëra prej tyre me qera. Familja “Pelushi” e cila ishte qeraxhi në këtë pronë, në hipotekë rezulton pronare e një banesë që nuk ekziston”, është shprehur ai në emision.

“Kam aplikuar në hipotekë në lidhje me pronën dhe për çudi hipoteka qiraxhiun e bën pronar.Verifikimin e ka bërë topografi i kthimit të pronave ndërsa Hipoteka është shprehur se nuk e kanë për detyrë të vijnë këtu”, tha Shëlqimi, njëri nga bashkëpronarët.

Në vitin  2015 ATP-ja me kryetare Sonila Qaton dhe ZRPP-ja i dhuruan familjes “Pelushi” afro 600 metra tokë, 500 prej të cilëve e kanë paguar 6 milionë lekë të vjetra në mes të Tiranës.

Akuzat e Shkëlqimit shkojnë deri te Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, shkojnë te Drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, Leonard Çala, te ish drejtoresha e Hipotekës Ledjana Bardhi, te ish drejtoresha e Agjensisë e Kthimit të Pronave aktualisht ministre në qeverinë Rama, Sonila Qato. Për të gjithë këto probleme familja “Tufa”  i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, por çështja nuk është zgjidhur.

 

Të fundit