Flash News

KRYESORE

Denoncuesi flet me emra, nga drejtori tek kryeinspektori: Korrupsion masiv në drejtorinë e patentave

Denoncuesi flet me emra, nga drejtori tek kryeinspektori: Korrupsion masiv

Ish kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet qytetarit dixhital, bën me dije se në drejtorinë e patentave vidhen deri në 400 milionë lekë në muaj.

Sipas mesazhit të një prej punonjësve të kësaj drejtorie, vetëm në Tiranë vidhen deri në 70 milionë lekë në muaj.

Postimi i plotë:

Korrupsion masiv në drejtorinë e patentave!

Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital. sb

Përshëndetje doktor, unë jam një punonjës i patentave në Tiranë!

Ka dy muaj që zotnia Gonxhja (Blendi Gonxhe) më lëvizi sepse do bënte gjoja reformë duke zhdukur korrupsionin. Të thotë vëllai ty nja dy gjona pasi situata këtu është se janë rritur pazaret!

Atë Bashkimin e patentave edhe pse antikorrupsioni e tha të pushohet Gonxhja e ka menaxherin kryesor vetëm në patentat e Tiranës. Gonxhja merr 65-70 milionë lekë të vjetra në muaj, lekët i mbledh Defrim Ajazi që ka marrë Gonxhja si Mon kukaleshi ose siç ka qenë vetë te bashkia e Tiranës me Edi Ramën.

Në gjithë qarqet në muaj merr o zot sa shumë, sma zë goja të ta them 400 milionë në muaj merr! Nese ka bekimin tat ta boftë zoti hallall se një % e merr edhe Gjylametja nga Dritan Meta i Inspektoriatit Qendror Teknik!

Të fundit