Flash News

KRYESORE

Denoncuesi i plagjiaturave 'skanon' Ministren e Arsimit: CV-ja e Besa Shahinit do refuzohej nga çdo institucion

Denoncuesi i plagjiaturave 'skanon' Ministren e Arsimit:  CV-ja e Besa

Vladimir Kola, i njohur si denoncuesi i doktoraturave plagjiaturë të disa politikanëve, si: Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli apo Ogerta Manastirliu ka evidentuar disa mangësi në CV-në e ministres së re të Arsimit, Besa Shahini.

Sipas Kolës, CV-ja e Shahinit do të refuzohej nga çdo institucion pasi nuk përmban disa element thelbësor, si: mungesa e datave dhe emrat e publikimeve.

Statusi i plote:

Ministrja Shahini, CV pa data.

Më qëlloi të shihja në sitin e Ministrisë së Arsimit, CV-në ministres së re të arsimit http://arsimi.gov.al/ministria/ .

Nuk dua të zgjatem shumë, por po ju them se një CV të tillë kudo që do të dërgohej do të refuzohej, sepse ka vetëm dy data (për të qenë më të saktë dy vite) 1982 dhe 2017.

Pra, në CV thuhet ka “mbaruar...”, “ka punuar...”, por nuk thuhet fare periudha kohore.

Gjithashtu, në CV thuhet se ka mbi 20 publikime, por nuk ka listuar as titullin e një publikimi të vetëm. Edhe një herë, mungesë serioziteti në institucionet më të larta. 

Gjithsesi, për një publikim prej 5 faqesh me titull “Georgia’s challenge now is to protect its faltering economic revival” jam i sigurt që e ka, si bashkautore me Gerald Knaus, sepse gjendet në internet https://www.esiweb.org/…/Europe's%20World%20-%20Knaus,%20Sh… , por ku janë 19 publikimet e tjera?

Edhe diçka tjetër, z. Shahini në sitin e Ministrisë, rezulton akoma edhe si zëvendësministre http://arsimi.gov.al/zevendesministrat/ , por ky është gabim teknik që mund të korrigjohet duke e hequr nga siti.

Të fundit