Flash News

KRYESORE

I dënuar me 12 vite burg, biznesmenit në Durrës i sekuestrohen 22 apartamente dhe 2 milionë euro 

I dënuar me 12 vite burg, biznesmenit në Durrës i sekuestrohen 22

46 vjeçarit me iniciale T.S, i dënuar dhe më herët me 12 vite burg, i janë sekuestruar nga policia 2 milionë euro si dhe 22 apartamente në Durrës.

Mësohet se mbi bazën e referimit të bërë nga Policia  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është ekzekutuar vendimi penal i Gjykatës duke sekuestruar pasuritë e shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Policia bën me dije se janë sekuestruar:

  • 25 000 m2 tokë arë;

    • 10 100 m2 pemëtore;

    • 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;

    • 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T.S.. Në total ato llogariten rreth 2 milion euro.

Të fundit