Flash News

KRYESORE

I dënuar në 2006-ën për pedofili, skocezi del të hënën para Gjykatës së Tiranës për të kërkuar lirinë

I dënuar në 2006-ën për pedofili, skocezi del të

David Brown vuan që prej vitit 2006 dënimin në burgun e Tiranës i akuzuar për keqtrajtim dhe abuzim me fëmijët. Miq të skocezit kanë deklaruar për mediat britanike se ai do të dalë këtë të hënë përpara Gjykatës së Tiranës për të kërkuar lirimin nga qelia. Sipas miqve, Brown ka shlyer treçerekun e dënimit dhe se gjykata mund të pranojë lirimin e parakohshëm.

Historia e David Brown u rikthye në vëmendje edhe vitin e kaluar për shkak se dy nga fëmijët që janë dhunuar në qëndrën e bamirësië, tashmë në moshë madhore, kërkuan të ndryshonin versionin e tyre për ta nxjerrë të pafajshëm skocezin, por gjykata shqiptare nuk i mori për bazë dëshmitë.

David Brown mbërriti në vendin tonë në vitin 2000 për të ndihmuar fëmijët e prekur nga Lufta e Kosovës. Me ndihmën e një Kishe birtanike ai themeloi në Shqipëri një jetimore. Në vitin 2006, forcat e policisë bastisën jetimoren dhe arrestuan Brown pas deklaratave nga disa fëmijë se ishin keqtrajtuar, lidhur dhe abuzuar seksualisht. Së bashku me David Brown, u arrestuan edhe Dino Christodoulou, 52 vjeç, dhe Robin Arnold, 63- vjeç. I vetmi faj që Brown pranoi ishte pamundësia për të mbikqyrur vullentarët në jetimore.

Të fundit