Flash News

KRYESORE

Departamenti Amerikan paralajmëron sulme terroriste gjatë Botërorit: Kujdes këto vende

Departamenti Amerikan paralajmëron sulme terroriste gjatë

“Edhe pse siguria në Kampionatin Botëror do të jetë e madhe, terroristët mund të sulmojnë vende të ndryshme si stadiumet, pikat turistike dhe ambiente të tjera publike”, thekson DASH.

Autoritetet ruse kanë thënë se janë të gatshme të përballojnë çdo lloj situate teksa kanë stacionuar dhjetëra e mijëra forca sigurie në Moskë dhe 10 qytete të tjera që presin ndeshjet e botërorit. DASH, përmes një njoftimi ka paralajmëruar shtetasit amerikan që të mendohen mirë para se të udhëtojnë drejt Rusisë për të ndjekur ndeshjet.

“Edhe pse siguria në Kampionatin Botëror do të jetë e madhe, terroristët mund të sulmojnë vende të ndryshme si stadiumet, pikat turistike dhe vendeve të tjera publike”, thekson DASH.

Shteti Islamik ka kërcënuar për pengim të zhvillimit të kampionatit, që nga viti i kaluar. Autoritetet ruse kanë thënë se janë të gatshëm dhe kanë stacionuar dhjetëra mijëra staf sigurie në Moskë dhe 10 qytete të tjera që janë nikoqir të kampionatit. Ata po ashtu theksuan se kanë në dispozicion edhe sigurinë ajrore. Shteti Islamik ka kërcënuar Rusinë që nga intervenimi më 2015 në ndihmë të qeverisë siriane kundër grupit terroristë dhe grupeve të tjera rebele.

Të fundit