Flash News

KRYESORE

“Departamenti i Shtetit Amerikan foli, po qeveria?” Ish deputetja: Askush nuk mund të thotë që ky është ”raport kadrijsh”

“Departamenti i Shtetit Amerikan foli, po qeveria?” Ish deputetja:

Ish deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH, ku thuhet se  korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Ajo ka cituar pjesë nga raporti dhe ka shtruar pyetjen që tashmë që Departamenti i Shteti Amerikan foli, po qeveria kur do të flasë.

Postimi i plotë:

Departamenti i Shteti Amerikan foli, po qeveria ???

Sot është 10 -vjetori ,ku vendi ynë u bë pjesë e antarësimit të Natos , pas një mbështetje titanike të qeverisë Amerikane. Sot do të doja shumë që Shqipëria , si antar i NATO - së , të kishte një realitet ndryshe, po realiteti nuk është kështu. Fatkeqesi e madhe. Raporti i DASH , ku Shqipëria tashmë është kthyer në vendin e korrupsionit dhe trazit për drogat e forta , është situata më e rëndë , ku gjendet sot vendi im. Ja Raporti:

Në raport thuhet se “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”

Përtej çdo retorike dhe akuze , tabloja që paraqet sot Shqipëria është klithma më e madhe e alarmit ,që sot jemi pranë nje tragjedie kombatare. Shteti po kthehet në diktaturë dhe tragjedia më e madhe po luhet në kurrizë të vendit tim. Shetit ka marr peng jetën e qytetarit, jetën e fëmijëve e të rinjve, jetën e pleqve e të moshuarve , jetën e burrave e grave , ka marr peng median e lire, po tenton të marr peng dhe ajrin.. po pastaj???? Sot Departamenti foli.. Foli qartë dhe lëshoj këmbanën e alarmit.

Tashmë askush nuk mund të thotë që ky është”Raport Kadrish”, se atëherë çmendurisë do t’i kish ardhur fundit. Tani jemi përpara situatës më alarmante sot , për ne miqtë e mi. Kemi mbrritur në pikën fundore. Kemi prekur fundin. Kembanat e alarmit po bien forte dhe në Kontinetin tjetër. Tashmë tre pushtet janë kapur nga shteti. Po luftohet të kapet edhe pushteti i katert media , që ende sot , një pjesë , rreziston me stoicizëm. Ka mbrritur momenti të ndërgjegjësohet opinino publikë që të shpëtojmë vendin tonë nga kjo murtajë që ka rënë!!

Të fundit