Flash News

KRYESORE

Deportimi i 5 turqve, Haradinaj sot shkarkon një tjetër ministër nga kabineti qeveritar

Pas shkarkimit të Driton Gashit, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kryeministri Ramush Haradinaj pritet që sot të shkarkojë një ministër nga kabineti i tij qeveritar.

Bëhet fjalë për ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, lidhur me operacionin e një dite më parë ku 6 shtetas turq u arrestuan dhe u depërtuan nga Kosova në Turqi.

Krerët e shtetit të Kosovës deklaruan se për këtë operacion dhe për ekzekutimin e vendimit për dëbimin e turqve nuk kishin qenë në dijeni.

Shtetasit turq punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist. Ata u depërtuan me procedurë të përshpejtuar, por detajet e këtij aksioni nuk ishin bërë të njohura më parë për krerët e shtetit.

 

Të fundit