Flash News

KRYESORE

Deportimi i mësuesve turq, ish-futbollisti i Interit kritikon institucionet kosovare: Ndaloni marrëzitë e turpshme

Pas arrestimit dhe depërtimit të 6 mësuesve turq nga Kosova të akuzuar si të lidhur me Fetullah Gylenin, ka reaguar edhe legjenda e futbollit turk, Hakan Shukur, i cili është me origjinë nga Kosova.

Në një postim në “Twitter”, Shukur i ka kërkuar kryeministri Ramush Haradinaj të rikthejë gjashtë gylenistët tek familjet dhe fëmijët e tyre, duke e konsidetuar jo të drejtë vendimin për ekstradimin e tyre në Turqi.

Ish-futbollisti i Gallatasarait dhe Interit njihet si mbështetës i Fethullah Gulen dhe është përndjekur nga presidenti Erdogan për shkak të afërsisë me Gulenin.

“Si një fëmijë i prindërve të lindur në Prishtinë, ju inkurajoj t’i ndaloni marrëzitë e turpshme të vendit tuaj. Detyrë e jotja është jo vetëm t’i shkarkosh zyrtarët e papërgjegjshëm, por gjithashtu t’i kthesh këta burra në familjet e tyre dhe t’i bashkosh me fëmijët e tyre. Besoj se publiku kosovar e meriton një aksion të respektuar dhe bravuroz nga ju, i cili do t’i bënte ata krenarë”, i ka shkruar Hakan Shukur, Hardainajt në “Twitter”.

Aktualisht Shukur jeton në Amerikë, ndërsa institucionet turke po insistojnë që Shukur të rikthehet atdhe, ku akuzohet së ka influencuar në grushtin e shtetit në Korrik të vitit 2016.

Të fundit