Flash News

KRYESORE

Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme në trurin e meshkujve dhe femrave

Studiuesit në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se depresioni ka efekte të ndryshme në aktivitetin e trurit të meshkujve dhe femrave në zona të caktuara të trurit. Rezultatet tregojnë se vajzat dhe djemtë mund të përjetojnë ndryshe depresionin dhe se trajtimet specifike për gjininë mund të jenë të dobishme për adoleshentët.

Burrat dhe gratë duket se vuajnë nga depresioni ndryshe, dhe kjo është veçanërisht e dukshme tek adoleshentët. Rreth moshës 15 vjeçare, vajzat kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni se djemtë. Ka arsye të ndryshme për këtë, përfshirë çështjet e imazhit, të trupit, luhatjet hormonale dhe faktorët gjenetikë, ku vajzat janë më të rrezikuara të trashëgojnë depresionin. Megjithatë, dallimet mes gjinive nuk përfshijnë vetëm rrezikun e përkeqësimit të depresionit, por gjithashtu si shfaqet çrregullimi dhe pasojat e tij.

"Burrat janë më të prirur të vuajnë nga depresioni i vazhdueshëm, ndërsa te gratë depresioni ka tendencë të jetë më episodik. Krahasuar me gratë, burrat në depresion kanë më shumë gjasa të vuajnë pasoja të rënda nga depresioni i tyre, siç janë abuzimi me substancat dhe vetëvrasja ", shpjegon Jie-Yu Chuang, një profesor në Universitetin e Kembrixhit dhe autor i studimit, i cili u botua në Frontiers.

Të fundit