Flash News

KRYESORE

Deputetët 'dezertorë' që u shpërblyen pasi braktisën partinë që i zgjodhi

Deputetët 'dezertorë' që u shpërblyen pasi

Kapërcimi i deputetëve nga një krah të në tjetrin ka qenë fenomen i shpresh në politikën shqiptare. Deputet të zgjedhur nën logon e një partie e kanë braktisur atë për t’ju bashkuar partisë rivale. Nëse do të përdorim një term ushtarak, me mirëkuptimin që politika nuk është ushtri dhe deputetët nuk janë ushtarak, janë të paktën 6 emra që kanë dezertuar, nga të cilët tre u zgjidhën si të majtë dhe kaluan me të djathtën, ndërsa tre të tjerë morën mandatin e deputetit me të djathtën dhe kapërcyen tek e majta.

Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli (i ndjeri) dhe Asllan Dogjani ishin tre socialistët që ju bashkuan mazhorancës së PD-së në muajt e fundit të qeverisjes në 2013-ën. Në saj të tre votave të tre socialistëve të konvertuar në demokrat, PD ruajti mazhorancën në Kuvend. Të tre këta deputetë vetëm pak muaj më vonë do të shpërbleheshin duke u përfshirë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demorkatike.

Mhill Fufi, Luan Duzha dhe Ylli Shehu janë sjellë në parlament pas zgjedhjeve të 2013-ës nga votat e partive të djathta, Fufi ishte pjesë e listës së PD-së ndërkohë Duzha dhe Shehu në listën e PR-së. Luan Duzha ishte i pari që u largua, pak muaj pas nisjes së sesionit paralamentar ai braktisi PR-në për t’ju bashkuar LSI-së, ndërkohë që në zgjedhjet e 2017-ës u përfshi në listat e Partisë Socialiste ku siguroi sërish një mandat deputeti.

Rrugën e tij ndoqi edhe deputeti Shehu. Ai u largua nga Partia Republikane duke ju bashkuar LSI-së ndërkohë që u përfshi në listat e saj për deputet në zgjedhjet e qershorit të 2017-ës por pa arritur të marr mandatin e deputetit. Ndërkohë Mhill Fufi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së pasi shkeli vendimin e grupit duke marr pjesë në seancë plenare, që pas kësaj Fufi ishte vota e ‘heshtur’ e Ramës në parlament. Në 2017-ën Fufi qëndroi jashtë politikës por vetëm pak ditë më parë Rama e ‘shpërbleu’ duke e emëruar drejtor të transportit rrugor në Lezhë./Politiko.al

Të fundit