Flash News

KRYESORE

Deputetet e Kuvendit ‘thyejnë’ rregullin e distancës sociale, pozojnë ngjitur me njëra-tjetrën

Deputetet e Kuvendit ‘thyejnë’ rregullin e distancës

 

9 maji shënon ditën kombëtare të Europës, e cila përkoi dje.

Mesazhet nga politikanët janë dhënë kryesisht online, ndërsa Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca zhvilloi një takim po 'online' me Rudina Hajdarin, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtart për Integrimin Europian. Rrugëtimi i Shqipërisë në BE ka qenë pikërisht fokusi i këtij takimi, që erdhi në ditën e Europës.

Kur rregullat e distancimit social janë me shumë rëndësi, duket se deputetet e kuvendit i ‘thyen’ pikërisht dje.

Nuk dihet nëse është zhvilluar ndonjë aktivitet ose jo në Ditën e Europës, por deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj publikoi në Facebook disa foto së bashku me koleget pranë njëra-tjetrës.

“Gëzuar 9 Majin! 🇦🇱🇪🇺

Për ne shqiptarët, Evropa nuk është projekt burokratik, por vokacion historik, peng i së shkuarës dhe njëherazi projekt i së ardhmes”, shkruan Halili.

Të fundit