Flash News

KRYESORE

Deputetët e Listës Serbe ngujohen në Kuvendin e Kosovës: Do qëndrojmë deri sa të na takojë Johannes Hahn

Deputetët e Listës Serbe ngujohen në Kuvendin e Kosovës: Do

Deputetët e komunitetit serb kanë vendosur të ngujohen sonte në ambientet e Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste ndaj taksës 100% nga Kosova.

Goran Rakiç, presidenti i Listës Serbe se deputetët kanë ndërmarrë këtë nismë deri sa të zhvillojnë një takim me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, i cili pritet të vijë ditën e nesërme (e hënë).

“Momentalisht jemi duke u kthyer nga takimi i shtabit të krizave dhe dëshiroj të ju njoftoj se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në Kuvend në Prishtinë ku do të qëndrojnë deri në ardhjen e Hahn të cilin do ta njoftojmë me hapat anti-serbë që çojnë kah katastrofa humanitare”, u shpreh Rakiç.

Nga ana tjetër, kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët është shprehur i prerë se taksa prej 100% për Serbinë largohet vetëm kur ajo ta njohë Kosovën shtet.

Të fundit