Flash News

KRYESORE

Deputetët e opozitës kërkojnë shmangien e përplasjes protestues-polici: Të lirohen të shoqëruarit në komisariat

Deputetët e opozitës kërkojnë shmangien e përplasjes

Deputetët e opozitës ndodhen aktualisht në zonën e ‘Unazës së Re’, në krah të banorëve që po protestojnë kundër planit për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Për një moment pati një tensionim të situatës dhe një përplasja fizike midis protestueve dhe policisë. Deputeti i PD, Klevis Balliu ka kërkuar që banorët të qetësohen dhe ka theksuar se nuk janë punonjësit e policisë për këtë situatë.

“Banorët të vijojnë protestën, por të shmangin përplasjen me policët. Nuk janë policët përgjegjës për këtë situatë”, u shpreh Balliu.

Deputeti demokrat ka kërkuar gjithashtu lirimin e personave që dyshohet se janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës. Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj nuk ka pranuar të japë sqarime për gazetarët nëse ndonjë prej protestuesve është shoqëruar në komisariat.

Banorët e ‘Astirit’ përplasen me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë; drejtori i policisë sqaron protestuesit

“Kam qenë e para që m’u thaftë dora”, gruaja te ‘Unaza e Re’ flet për takimet me Edi Ramën

Të fundit