Flash News

KRYESORE

Deputetët e PD dhe kandidatët për kryetar mbeten pa energji, Basha dhe Selami shtyjnë kohën në kafe

Deputetët e PD dhe kandidatët për kryetar mbeten pa energji,

Kur pritej të niste përballja e Eduard Selamit dhe Lulzim Bashës në Shkodër, për kreun e Partisë Demokratike, në kinema ‘Millenium’ është ndërprerë energjia elektrike.

Për 15 minuta i gjithë ambienti ka qenë në errësirë dhe Basha me Selamin janë ulur në kafe ku kanë pritur rikthimin e dritave.

Në sallë ishin anëtarët demokratë dhe deputetët e kësaj partie.

Megjithatë, OSHEE pretendoi se mungesa e energjisë ka zgjatur vetëm pesë minuta dhe janë menjëherë të gjitha masat e nevojshme.

“Mungesa e energjisë nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Edhe pse aktiviteti zhvillohej në një ambient privat, ku duhet të merrte masa, OSHEE vendosi në punë gjeneratorin si dhe siguroi mbarëvajtjen e organizimit duke e furnizuar objektin me lidhje tjetër në formë unazore”, thuhet në reagimin e OSHEE.

Përballja Basha-Selami në Shkodër shoqërohet me debate: Kryetari kopje e autoritarizmit. Përgjigjja: Mos dëgjo Andi Bushatin, të dy e keni inat PD-në

 

Të fundit