Flash News

KRYESORE

Deputetët e PD pranë banorëve të Shkozës, Paloka thirrje Ramës: Bëhu njerëzor, po poshtëron ata që të kanë votuar

Deputetët e PD pranë banorëve të Shkozës, Paloka

Deputetët e Partisë Demokratike të udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, kanë qenë mëngjesin e sotëm në zonën e Shkozës, atje ku 150 shtëpi kanë nisur të rrafshohen si rrjedhojë e projektit të Edi Ramës dhe Erion Veliaj.

Paloka i bëri thirrje kryeministrit të tregohet njerëzor dhe të mos sillet si armik me njerëzit e tij. Ai kërkoi nga qeveria që të legalizojë shtëpitë që do të prishen dhe më pas t’i dëmshpërblejë me vlerën e tregut.

“I bëj thirrje Edi Ramës, mos u sill si armik me njerëzit e tu. Bëhu njerëzor. Ata banorë janë ngujuar aty jo sepse janë të fortë, por sepse ju premtua gjatë fushatës se shtëpitë e tyre do legalizohen. Vetëm shteti i Edi Ramës përdoret në këtë formë, për t’i shkelur, për t’i poshtëruar edhe ata që i kanë votuar. Jemi këtu për të sensibilizuar qytetarët. Shtëpitë e banorëve të legalizohen dhe më pas të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Banorëve tu jepet kohë për tu zhvendosur”, tha Paloka.  

Me qindra banorë rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i njoftoi një javë më parë se shtëpitë e tyre do të prishen për shkak se aty do të nderohet bulevard i ri.

Me zë të dridhur, 75 vjeçari në Shkozë flet për tragjedinë: Elona Gjebrea nga hodhi helmin në fytyrë si kobër; 700 familje në qiell të hapur

Të fundit