Flash News

KRYESORE

Deputetët e PD provokohen nga qytetari në Shkozë, reagon Edi Paloka

Deputetët e PD provokohen nga qytetari në Shkozë, reagon Edi

Një qytetar në Shkozë ka provokuar deputetët e PD-së të cilët kishin shkuar atje për t’i dhënë mbështetje banorëve që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po u shkatërron shtëpitë.

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka foli në emër të deputetëve të PD-së, duke kërkuar dëshpërblimin e banorëve që preken nga projekti i ri, por një qytetar aty pranë, i cili mesa duket shtëpinë e tij e ka ende të sigurtë, i ka provokuar demokratët duke i akuzuar për përdorim politik të çështjes.

Fillimisht Paloka reagoi i tensionuar, por ndërhyrja e kolegëve bëri që situata të qetësohej.

Banori: Boll bëtë show! Sepse plani që na nxori jashtë është i juaji, i qeverisë tuaj.

Paloka: Si?

Banori: Ju s’keni hallin e popullit, ju bëni politikë. Hajde vazhdoni tani.

Paloka: Si the ti...

Albana Vokshi dhe Aldo Bumçi: Edi, Edi, prit…

 

Të fundit