Flash News

KRYESORE

Deputetët e PS foto nga Kuvendi, drejtori socialist porosi në rrjetet sociale: Ma mbani afër Ylli Shehun!

Sot, Kuvendit i janë shtuar edhe katër deputetë të rinj, përfaqësues të LSI.

Ata u betuan sot pasi pranuan karrigen e deputetit, si rrjedhojë e djegies së mandateve nga opozita e bashkuar. Ndërkohë që paralelisht me seancën jashtë Kuvendit po zhvillohet prej orës 10.00 protesta e paralajmëruar e opozitës, deputetët e shumicës gjejnë rastin të bëjnë edhe foto nga salla.

Deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia kanë postuar pak minuta më parë një foto nga salla. Kjo foto nuk ka kaluar pa u vënë re nga ish-kolegu i tyre Piro Lutaj, aktualisht drejtor i Zyrës së Përmbarimit,  i cili ka komentuar duke u lënë edhe porosinë: “Ma mbani afër Ylli Shehun”.

Kujtojmë se Ylli Shehu është një nga 4 deputetët që u betuan sot në Kuvend , si përfaqësues të LSI.

Nuk dihet nese porosia e Lutajt është ironike, apo jo, por kujtojmë po ashtu se Shehu ishte deputet për herë të parë në 2013-ën, nën siglën e Partisë Republikane, ndërsa pas zgjedhjeve të vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në.

Ndërkohë në zgjedhjet e 2017-ës, ai u rendit në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës krah LSI-së.

Të fundit