Flash News

KRYESORE

Deputetët e PS në sulm, duan të bindin publikun: Gjermania dha “Po” të pastër për negociatat

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë shfaqur me qëndrim të unifikuar sa i përket vendimit të Gjermanisë për hapjen e negociatave me kushte. Deputetët Taulant Balla, Arben Ahmetaj dhe Mimi Kodheli, në tentativa për të bindur publikin, shprehet se Gjermania dha një “Po” të pastër dhe së 9 kushtet janë në të mirë të vendit.

“Vendimi i Gjermanisë për të votuar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, është një moment i rëndësishëm historik, teksa duket tashmë që në mes të Tetorit merr formën përfundimtare, pasi Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme më 15 Tetor, më pas vetë Këshilli Europian më datë 17-18 do t’i japi formën përfundimtare këtij vendimi të rëndësishëm. Që të gjithë duhet ta dinë që kjo është një rrugë e gjatë që ka marrë kohë, por që vjen edhe për shkak të asaj që gjithçka ka arritur Shqipëria deri më tani. Kujtoj që ishte Komisioni Europian i cili në fund të Majit të këtij viti rekomandoi fillimin e bisedimeve pa kushte për Shqipërinë”, pohoi Taulant Balla gjatë një komunikimi me gazetarët.

“Po të shohësh kushtet, kushtet nuk janë dëshira e Bundestagut për t’i vendosur Shqipërisë disa kushte. Kushtet janë e mira e Shqipërisë. Janë në të mirë të zhvillimit të vendit. Ajo që po themi është që kemi një “Po” të pastër. Kushtet janë në favor të vendit. Nuk është se kushtet janë, “po të bëj ty disa kushte, që ti të mos vish tek unë”. Jo. Janë disa detyra shtëpie që duhen bërë se s’bën. Këto janë kushtet për vendin. Nuk janë kushte për Edi Ramën. Edi Rama i ka bërë kushtet e veta si qeveri, sepse Komisioni ka dhënë rekomandim për punët e Qeverisë. Këto janë punë të përbashkëta në favor të vendit. Patjetër që duhet punuar bashkë! Duhet një përgjegjësi shumë e madhe nga të gjitha palët”, justifikoi Arben Ahmetaj në News 24.

“Vendet e BE vazhdojnë të kenë disa probleme me disa vend që janë futur së fundmi, si për shembull Rumania. Vendet e BE kanë pasur një rezervë edhe për shkak të eksperiencës me vendet e fundit që janë futur në union. Ne duhet të jemi të fokusuar te detyrat e shtëpisë. Ka disa detyra të rëndësishme që duhet të përmbushet gjatë procesit. Kushtet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pikat e fundit në listimin e 9 kërkesave janë thellim i reformave të nisura. Nuk duhet të kishim asnjë koment politik, këto duhet të ndodhin. Ne kemi hyrë tashmë në këto reforma. Reformat duhet të thellohen dhe jo vetëm të ceken. Ne sot na intereson krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe as të Lartë. Gjykimi nga këto institucione e asaj që ndodhi në Shqipëri. Këto  vijnë si kërkesa nga Gjermania. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Reformat sapo kanë filluar dhe do të vazhdojnë të thellohen”, deklaroi Mimi Kodheli në A2 CNN.

Të fundit