Flash News

KRYESORE

Deputetët e PS-së po dëgjojnë problemet e qytetarëve, apo të militantëve që u dhanë votën?

Deputetët e PS-së po dëgjojnë problemet e qytetarëve,

Në të gjithë vendin, 74 deputetët e PS kanë nisur dëgjesat me banorët. Sikur të mos kishte mjaftuar fushata, ku secili prej tyre zbrazi thesin e premtimeve, qark më qark e fashat më fshat, me urdhër të Ramës, ata i janë kthyer edhe një herë bazës, për ta falenderuar dhe “mbledhur” hallet dhe problemet e tyre. Janë bërë qesharake këto takimet me bazën, pasi, realisht, ata që shkojnë në këto takime, apo dëgjesa, nuk janë baza e vërtetë, por militantët, anëtarët e PS-së të cilët gjejnë rastin t’i servilosen edhe një herë deputetit, që ai t’i ketë me sy të mirë e t’i zgjidhi hallin, t’u gjejë një punë apo t’u lehtësojë beznesin e taksat. Më tepër sesa punë reale këto takime formale janë thjesht show i radhës, janë autoreklama, të cilat zënë faqe të tëra në media e rrjetet sociale, me foto e video, ku nuk shfaqen banorët, apo hallaet e tyre po fjala e deputetit, premtimet e bërë bajate, tashmë, se qeverisja e re do ketë hallin më të madh atë të zgjidhjes së problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve. “Çdo hall, çdo shqetësim dhe çdo vështirësi që ka qytetari i zakonshëm në këtë vend, është opozita jonë reale, është ajo që duhet të fitojmë patjetër’’ tha kryesocialisti i Tiranës, Tahiri, në takmin e sotëm me banorë (socialistë) të Laprakës. Të njëjtën gjë përsëriti kryeministri nga Librazhdi. Le të shpresojmë se këto “takime me bazën” (dëgjesa publike) do të vijojnë edhe pas shtatorit dhe se deputetët do të kenë më kohë të takojnë bazën në bazë, apo në Tiranë, në lokalet luksoze të Bllokut…

 

 

 

Të fundit