Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deputetët e PS takim me strukturat në Kamzë, Xhelal Mziu publikon gafën e Blerina Gjylametit
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka ‘kapur’ një gafë të kryetares së PS në Tiranë, Blerina Gjylameti, gjatë një postimi mbi takimin e radhës në rrjetet sociale.
Ndërsa e nis sqarimin e saj se po zhvillonte një takim me Asamblenë e PS-së Kamëz, Gjylameti ndër rreshta e mbyll përshkrimin e aktivitetit duke premtuar se do të ketë vëmendje maksimale ndaj banorëve të Vorës.
Më tej, Mziu rendit edhe faktet se si është lënë pas dore Bashkia e Kamzës nga ana e qeverisë dhe se nuk është mbajtur asnjë premtim që prej 2013-ës.
Postimi i plotë:
Kryebashkiaku Xhelal Mziu: Nuk mbajtën asnjë premtim nga 2013-a, Gjylameti ripremton nga Kamza se si do të bëhet Vora!
“Rilindja”, përfaqësuesit e saj në Parlament dhe qeveri jo vetëm që në 6 vjet e kanë harruar Kamzën, duke mos i financuar asnjë projekt, por edhe kur bëjnë takim me të vetët nuk dinë se ku janë. Herë thonë në Kamëz dhe pastaj e mbyllin duke përshëndetur banorët e Vorës. Kjo ndodhi në takimin e Asamblesë së PS-së Kamëz, ku duket qartë mosserioziteti dhe mungesa e vëmendjes së kësaj qeverie ndaj Kamzës dhe banorëve të saj. Ishte Blerina Gjylameti, kryetarja e PS Tiranë, - e shoqëruar nga Taulanti i “Toyota Yaris”-it dhe deputeti që ka provuar humbjen dërrmuese në Kamëz Rakip Suli, - e cila nisi të fliste për arritjet imagjinare të “Rilindjes” në Kamëz për ta mbyllur me premtonin që i tillë ka mbetur prej ditës që kanë ardhur në pushtet për të bërë më shumë për Vorën që duan. Pra, duket qartë se këta zyrtarë rilindas kishin ardhur në Kamëz për xhiron e radhës të bindur në dështimin po të radhës që i pret. I kujtojmë Blerinës, Taulantit dhe Rakipit se më kot mundohen të bëjnë propagandë në Kamëz, pasi veprimet konkrete të kësaj qeverie si dhe mosveprimet, kur është dashur, e kanë diskriminuar Kamzën dhe banoret e saj. Me këtë rast u kujtojmë atyre dhe shefit të tyre Edi Rama faktet konkrete se si e kanë diskriminuar Kamzën, duke mos iu përgjigjur nevojave të saj. Asnjë status në Facebook, as takimet me të vetët, madje as ndjesa nuk vlen që ata të kenë sy dhe faqe të dalin para banorëve dhe premtojnë paturpësisht përsëri. I është kërkuar qeverisë të financojë ndërtimin e 6 shkollave, 7 kopshteve, si dhe financimin e rikonstruksionit të 9 shkollave dhe mbi 6 kopshteve, por asnjë financim nuk ka ardhur nga kjo qeveri.
Në fakt, jo vetëm që nuk kanë bërë shumë, por nuk kanë bërë as pak, sepse Kamza nuk ka përfituar asnjë financim në asnjë fushë: as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as nuk është rritur numri i të punësuarve. E kundërta ka ndodhur në këto gjashtë vite: rritje të papunësisë, madje edhe një zyrë pune që ishte në Kamëz e hoqën jo vetëm nga sportelet e One Stop shop-it në Bashki, por edhe nga qyteti. Janë varfëruar familjet e Kamzës deri në ekstrem, janë bërë arrestime dhe burgosje për fatura të energjisë elektrike, për ndërtime pa leje dhe për tjegullat e çative etj. Edi Rama vetëm është tallur me Kamzën dhe qytetarët e saj, pasi ka rikonstruktuar vetëm një qendër shëndetësore, për të cilën Bashkia Kamëz ka të gatshëm projektin për ndërtimin e një të reje, me të gjitha standardet bashkëkohore, por që nuk financohet nga qeveria, ashtu siç janë lënë të harruar mbi 135 projekte me të cilat kjo Bashki ka aplikuar për gjashtë vite. Ka pasur mungesë totale të investimeve në arsim, në një kohë kur Bashkia dhe qeveria e Partisë Demokratike për gjashtë vjet ndërtoi 18 shkolla të reja.
Nga ana tjetër, për sa i përket infrastrukturës, Bashkia Kamëz ka ndërtuar me qindra kilometra rrugë me të ardhurat e veta, duke qenë se qeveria diskriminuese nuk ia ka haberin as se ku ndodhet Kamza dhe këtë e vërteton edhe znj. Gjylameti.
Në këtë mënyrë vijon nëpërkëmbja dhe diskriminimi nga qeveria i qytetarëve të Kamzës. Kamza nuk e ka pasur asnjë moment vëmendjen e qeverisë, por mashtrimin e tyre duan ta shesin përsëri, me propagandë, ashtu si në 2013-ën vetë Kryeministri mashtrues e diskriminues.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38