Flash News

KRYESORE

Deputetët e rinj kërkesë Kuvendit: Të krijohen grupet parlamentare në seancën e ardhshme

Deputetët e rinj kërkesë Kuvendit: Të krijohen grupet

Deptetët e rinj në Parlament, pasi kanë marrë mandatet, kërkojnë nga Kuvendi zyrtarizimin e grupeve parlamentare në seancën e ardhshme.

Nga demokratët, Rudina Hajdari është emri më i diksutuar për të marrë drejtimin e grupit në Parlament. Gjithashtu Lefter Koka kërkoi që edhe grupi i LSI, të drejtohet nga një grua dhe Enver Roshi propozoi që grupi të drejtohet nga deputetja Ediola Braha.

Mbetet për t’u parë është se çfarë emri do të mbajnë grupet parlamentare, duke qenë se deputetët e rinj të betuar në seancë janë përjashtuar nga partitë respektive PD dhe LSI. Sipas rregullores së Kuvendit, një grup parlamentar formohet me 7 deputetë.

Deputetët nga radhët e LSI janë: Ylli SHehu, Enver Rroshi , Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani, Ambra Borova ( pritet te betohet seances e ardhshme).

Deputetët nga radhët e PD janë: Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Arben Elezi.

Të fundit