Flash News

KRYESORE

Deputetët e rinj/ Luan Rama: KQZ nuk po zbaton ligjin, nuk është mbyllur procedura e dorëheqjes nga mandatet

Deputetët e rinj/ Luan Rama: KQZ nuk po zbaton ligjin, nuk është

Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i ftuar në studion e Top Talk, ka komentuar marrjen e mandateve nga ana e 4 deputetëve të rinj nga lista e LSI-së.

“Ka krizë politike që zgjidhet me mjete politike dhe vullnet politik. KQZ-ja nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj farse. Puna e Kuvendit dhe komisionet kanë rregulla strikte se si procedohet. KQZ-ja është investuar pa u zbatuar ligji, pasi është detyrim ligjor që çdo deputet që largohet, duhet ta shprehë këtë në një seancë publike, pasi nuk është thirrur komisioni përkatës i Kuvendit për të legalizuar djegien e mandateve të opozitës”, deklaroi Luan Rama.

Rama theksoi se Kushtetuta thotë se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë dhe në momentin kur nuk janë aq, nuk është më Kuvend. “Edhe një kur ikën, zëvendësohet menjëherë. Pavarësisht makinacioneve që bëhen, nuk shkohet te numri 140”, shton ai.

Të fundit