Flash News

KRYESORE

“Deputetët gjermanë ia kanë thënë në sy Bushatit se Shqipëria nuk është gati për negociata”

“Deputetët gjermanë ia kanë thënë në sy

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me vendimin që pritet të merret nga vendet anëtare në qershor rreth çeljes së negociatave.

I ftuar në në studion e lajmeve në Ora News, Pollo theksoi se zyrtarët e parlamentiti gjermanë ia kanë bërë të qartë Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatit se Shqipëria nuk është ende e përgatitur për të hapur negociatat sepse nuk i ka përmbushur kushtet në mënyrë të kënaqshme

 “Ajo që mund t'ju them nga takimet në Berlin është se Zyrtarët Parlamentarë kanë informacion të rregullt, të strukturuar, kanë pajtur OJF për të monitoruar sketorë në cdo fushë, kanë zyra të pavarura nga zyrat e shtetit, kanë shkëmbime me shumë faktorë dhe vijnë rregullisht këtu për të bërë misione faktmbledhëse. Ata janë kanë thënë në sy Ditmir Bushatit, të paktën kështu na kanë deklaraur se Shqipëria nuk është e përgatitur për negiociata sepse nuk i ka përmbushur kushtet në mënyrë të kënaqshme. Na kanë thënë sy më sy gjatë drekës që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet”, ka deklaruar Pollo.

Nga ana tjetër, i pyetur për qëndrimet që do të mbajë opozita gjatë këtyre dy muajve, Pollo theksoi se: “Opozita duhet të vazhdojë të jetë opozitë. Nëse ka një reagim ekstrem nga qeveria duke burgosur kuksianët e pafajshëm atëhere nuk do ishte demokraci, por do ishte gati një Kubë në Ballkan. Përderisa me një koncesion të taskës së rrugës abuziv, të paligjshëm dhe korruptiv qeveria reagon me sy mbyllur dhe veshë mbyllur edhe duke burgosur njerëz që në pjesën më të madhe nuk kanë lidhje me dhunën, kanë qenë në protestë por nuk kanë bërë dhunën, thjesht ata kanë qenë njerëz të PD. Janë njerëz të pafajshëm që janë arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe këtu opozita duhet të protestojë”, u shpreh Pollo.

Në lidhje me reformën zgjedhore, Pollo u shpreh optimisit në lidhje me aplikimin elektornik në zgjedhje.

Të fundit