Flash News

KRYESORE

Deputetët gjermanë në mbështetje të PD: Merrni fatin në dorë, kohët janë të mira për opozitën

Deputetët gjermanë në mbështetje të PD: Merrni fatin

Deputetë gjermanë dhe anëtarë të Partive Popullore Europiane janë shprehur në mbështetje të Partisë Demokratike si dhe u kanë bërë thirrje të rinjve që të marrin në dorë fatin e tyre.

Anëtari i Bundestagut, Andreas Lammel, e konsideroi Partinë Demokratike si alternativën që i duhet Shqipërisë për përparimin e saj. “Qeveria zgjidhet që të zhvillojë vendin, ta çojë atë përpara dhe në shërbim të qytetarëve, por qeveria e tanishme nuk e ka kuptuar këtë. Nëse doni të merrni fatin në dorë, punoni për të mundësuar që ju të qeverisni, sepse kohët janë të mira për opozitën. Për fat të keq, PD është akoma në opozitë, por vitin tjetër kjo mund të ndryshojë me zgjedhjet lokale”, tha deputeti gjerman i CDU-së, Andreas Lammel në Akademinë Politike 2018 të FRPD.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Popullore Europiane, Christian Kremmer renditi disa nga problemet reale me të cilat po përballet Shqipëria. “Ne e dimë se situata është keq dhe akoma më keq për të rinjtë.  1/3 nuk gjejnë punë në Shqipëri, shume të tjerë largohen nga vendi. Të dashur miq, po luhet me të ardhmen tuaj! Mos lejoni që ky vend të trajtohet si pronë private e disa pakicave!”, tha zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PPE.

Christian Kremmer vuri në dukje nevojën urgjente të Shqipërisë për vetingun në politikë, për një alternativë të re politike, për ndarjen reale të pushteteve dhe për një drejtësi funksionale.

“Me lejoni të them qartë: pa ndarjen e pushteteve dhe drejtësi të pavarur nuk ka liri dhe demokraci funksionale. Korrupsioni dhe lidhjet midis krimit të organizuar dhe politikës janë vjedhje ndaj qytetarëve. Korrupsioni pengon investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Prandaj, në rastin e Shqipërisë është logjike që vettingu të bëhet jo vetëm në drejtësi, por edhe për personat përgjegjës në politikë”, u shpreh Christian Kremmer i PPE.

 

 

 

Të fundit