Flash News

KRYESORE

Deputetet gjermanë refuzuan darkën e Ramës, deputeti Balla gjen alibi: Po shikonin Bajernin me Realin

Deputetet gjermanë refuzuan darkën e Ramës, deputeti Balla gjen

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur dritë në lidhje me lajmin e mediave gjermane se disa deputetë të Bundestagut refuzuan darkën e kryeministrit Rama në ‘China Club’ më 26 Prill.

I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, Balla u shpreh se në darkë morën pjesë disa ish-ministra dhe funksionarë të tjerë, por iu shmang përgjigjes se pse munguan deputetët e grupit parlamentar CDU/CSU, teksa shtoi se atë ditë luhej edhe ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit.

“Merrnin pjesë ish-ministra dhe funksionarë të tjerë të zyrave shumë të rëndësishme. Në një darkë me 25 të ftuar merrnin pjesë 23, mungonin vetëm 2, dhe ju kujtoj se ishte një natë kur luante Bajerni i Mynihu”, u shpreh Balla.

I ftoi në restorantin luksoz në Berlin, zbardhet arsyeja pse refuzuan darkën e Ramës deputetët gjermanë

Fotot/ Njihuni me ‘China Club Berlin’: 17 mijë euro/personi vetëm abonimi në klubin ekskluziv ku Edi Rama shtroi ‘darkën e gabuar’

Të fundit