Flash News

KRYESORE

Deputetët Hajdari e Gjoni takojnë zyrtarin amerikan: Mbështeti qëndrimin tonë

Kryetarja e grupit demokrat në parlament Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kanë zhvilluar një drekë pune me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik, që ndodhet për vizitë në Tiranë.

Hajdari sqaron se zyrtari amerikan mbështeti plotësisht propozimin e tyre për reformën zgjedhore. “Së bashku me Ralf Gjonin patëm një takim dreke me drejtorin e ri për Ballkanin Perëndimor David Kostelancik, nga Departamenti i Shtetit për të diskutuar reformën zgjedhore. Të lumtur që patëm mbështetjen e tyre të plotë”, shkruan Hajdari në Twitter. Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit është takuar sot me krerët e politikës shqiptare.

Më herët, Kostelancik zhvilloi takime edhe më Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Të fundit