Flash News

KRYESORE

Deputetët holandezë në Tiranë: Për negociatat presim vlerësimin e KE

Deputetët holandezë në Tiranë: Për negociatat presim

Një grup deputetësh nga Parlamenti i Holandës ndodhen sot në Tiranë për të zhvilluar takime me autoritetet shqiptare. Anne Mulder, deputet dhe njëherësh reporter për Ballkanin Perëndimor, tha se “objektivi i vizitës është procesi integrimit europian dhe axhenda e reformave”.

Mulder tha gjithashtu se është informuar se në Shqipëri ka patur impakt dhe është diskutuar shumë vendimi i Parlamentit holandez për rikthimin e vizave, por, sipas tij, kjo çështje nuk është hapur në Tiranë pasi ajo “do diskutohet gjatë vizitës së deputetëve shqiptarë në Parlamentin holandez.”

Sa i përket qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë, Anne Mulder tha: “Do presim vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, që me pas të vendosim mbi çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësim.”

Të fundit