Flash News

KRYESORE

Deputetët i shmangin, qytetarët i marrin leje Ramës për të takuar Peleshin dhe Spiropalin

Kryeministri Edi Rama ishte në Korçë ku zhvilloi një dëgjesë publike me banorët e këtij qytetit. Por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte kërkesa e shprehur nga dy prej banorëve.

Ata i kërkuan kryeministrit që të takonin dy deputetët e PS-së të zgjedhur në qarkun e Korçës, Niko Peleshin dhe Elisa Spiropalin.

“...dhe një takim të vogël, të lutem, dua me deputetin Niko Peleshi, se nuk kam pasur rastin ta takoj”, u shpreh një zonjë, pasi fillimisht shprehu shqetësimin e saj ndërkohë që Rama nga ana e tij dha aporovimin për këtë takim.

Edhe një tjetër banor, pasi njohur Ramën me problemin e tij ju drejtua duke i thënë se ‘dua të takoj pak Elisa Spiropalin’. Edhe në këtë rast kryeministri i dha leje.

Nuk dihet se pse qytetarët kërkuan miratimin e Ramës për të takuar deputetët e tyre, por a mos ndoshta deputetët i shmangin dhe banorët shfrytëzuan momentin kur ishte i pranishëm Rama për ta shfaqur kërkesën e tyre?

Banori që kërkoi të takohej me Spiropalin

Banorja që kërkoi të takohej me Peleshin

Të fundit