Flash News

KRYESORE

Deputetët ikin me pushime, por Kuvendi s'i lë rehat: Ja çfarë iu kërkon

Deputetët ikin me pushime, por Kuvendi s'i lë rehat: Ja

Të gjithë ata deputetë që nuk do të jenë më pjesë e sesionit të ri parlamentar që nis në shtator do të duhet të dorëzojnë sa më shpejt kompjuterët apo laptop-ët me të cilët janë pajisur gjatë këtij mandatitqë lanë pas.

Sipas “Ekspress” deputetëve i është dërguar një email përmes së cilit iu kërkohët të dorëzojnë sa më parë laptop-ët.

“Të nderuar deputetë, Na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj se gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i Shqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit. Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8-të”, thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.

 

 

 

Të fundit