Flash News

KRYESORE

Deputetët injorojnë vendimin e qeverisë për maskat, Hysi i paralajmëron: Do dënoheni ju dhe Kuvendi me 7 mln lekë të reja

Deputetët injorojnë vendimin e qeverisë për maskat, Hysi i

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka paralajmëruar disa nga deputetët që sot janë shfaqur pa maska, ndonëse prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi vendimi që mbajtja e tyre në ambiente të mbyllura është i detyrueshëm me ligj.

“Do ju lutesha që deputetët që nuk e kanë vendosur maskën ju lutem vendoseni menjëherë, është detyrim ligjor me vendim qeverie. Dënoheni ju si deputetë, por edhe institucioni. Ky i fundit nuk do paguaj 7 mln lekë të reja për kapricot e njërit ose tjetri prej nesh, apo për neglizhencë, duhet të jemi modeli më i mirë për tjerët. Nga dje ka hyrë në fuqi vendimin e qeverisë që e bën të detyrueshëm mbajtjen e maskës”, u shpreh Hysi, ndërsa siç shihet pa maska shfaqet Rudina Hajdari, Korab Lita.

Të fundit