Flash News

KRYESORE

Deputetët shqiptarë i shpëtojnë sulmit terrorist në Francë

Deputetët shqiptarë i shpëtojnë sulmit terrorist në

Parisi rrezikoi të kthehej sërish në objektiv të terroristëve të shtunën e kaluar. Policia franceze në bashkëpunim me policinë e Belgjikës kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave, të cilët dyshohet se kishin planifikuar të sulmonin në një takim të grupit opozitar iranian, MEK, që organizohej në Paris.

Gjatë kontrollit të policisë belge janë gjetur brenda makinës së të arrestuarve 500 gramë eksploziv TATP dhe një detonator.

Pjesë në këtë takim ishte një numër i lartë i deputetëve dhe ish-deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke qenë se në vendin tonë strehohen më shumë se 3 mijë muxhahedinë.

Mes të pranishmëve ishin Pandeli Majko, Dashamir Shehi, Pjerin Ndreu, Izmira Ulqinaku, Rudina Hajdari, Endri Hasa, Bardh Spahia, etj.

Të fundit