Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deputetët shqiptarë kapen në shkelje, prej 16 muajsh nuk zbatojnë ligjin
A duhet të jetë parlamenti vendi model për zbatimin e ligjit? Po, sepse me Kushtetutë parlamenti miraton ligje, shqyrton ligje, kontrollon zbatimin e ligjeve. Po kur parlamenti vetë shkel ligjin? A mund të kemi qytetarë të fajshëm dhe parlament të pafajshëm kur dy palët shkelin ligjin? A mund të ketë dy standarde vlerësimi, një për qytetarin dhe institucionet e varësisë dhe një për institucion kryesor politik e kushtetues, parlamentin? Instituti i Studimeve Politike po monitoron reformën në drejtësi prej 2016 dhe po shpreh publikisht atë që e ka thënë zyrtarisht në disa komunikime me parlamentin: vetë Kuvendi është në “borxh” me ligjin.
Ja një rast konkret: ligji më i rëndësishëm në reformën në drejtësi, ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në nenin 288 ngarkon parlamentin të ngrejë “Komisionit të pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit”. Konkretisht, sipas kësaj dispozite, “jo më vonë se 15 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi krijon një komision të pavarur për monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes së emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë”. Ligji është miratuar në datën 3.11.2016, dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 231, datë 1 dhjetor 2016. Komisioni do të duhej të ishte ngritur përpara fundit të dhjetorit të vitit 2016. Tani jemi 16 muaj më vonë dhe ende Kuvendi nuk e ka ngritur komisionin.
Alibia? Ligji është atakuar në Gjykatën Kushtetuese së paku dy herë. Gjykata ka bërë ndryshime të vogla në disa elementë, me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 41, datë 16.5.2017 (të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 121, 24 maj 2017) dhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 78, datë 12.12.2017 (botuar në Fletoren Zyrtare nr. 228, 26 dhjetor 2017). Pra ligji është botuar tre herë në Fletore Zyrtare dhe tre herë Kuvendi nuk e ka përmbushur detyrimin e vet ligjor që buron nga neni 288, i cili as nuk është atakuar në Gjykatë dhe as nuk është prekur.
Për publikun: cila është vlera e këtij Komisioni? Nëse në parlamentin e kaluar kishim një komision të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, në këtë legjislaturë do të duhet të kemi një komision special jo-parlamentar. Funksionet e tij? Sipas ligjit “Komisioni i pavarur miraton rregullat e veprimtarisë së tij. Komisioni ndihmohet në ushtrimin e funksioneve të tij nga administrata e Kuvendit. Komisioni i pavarur bën koordinimin midis institucioneve dhe organeve që zbatojnë parashikimet ligjore të këtij ligji, si dhe ndjek ecurinë e zbatimit të parashikimeve ligjore nga institucionet respektive, të parashikuara në ligj, brenda afateve ligjore të parashikuara. Komisioni raporton pranë komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend dhe para Kuvendit për ecurinë e zbatimit të ligjit sa herë është e nevojshme”. Pra funksioni i Komisionit nuk është formal, por thelbësor në monitorimin dhe koordinimin e institucioneve kryesore kushtetuese dhe ligjore të përfshira në reformën në drejtësi. Nëse ai komision do të kishte qenë funksional në kohë, disa prej elementëve që vonuan procesin e zgjedhjes së organeve të reja të reformës dhe funksionimit të tyre, tashmë do të ishin mënjanuar.
Instituti i Studimeve Politike i ka adresuar Kuvendit, Komisionit të Ligjeve dhe strukturave ndërkombëtare monitoruese të reformës, emergjencën e ndërhyrjes për zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e detyrimit të parlamentit ndaj reformës në drejtësi. Po ashtu janë disa elementë të tjerë të ligjit që lidhen me përgjegjësinë e qeverisë dhe afatet e përmbushjes së këtyre përgjegjësive, të cilat nuk janë respektuar as në kohë dhe as në cilësi, siç edhe ligji përcakton edhe elementë të tjerë administrativë që janë lënë tërësisht në harresë.
Pyetja thelbësore është: a nuk ishte reforma në drejtësi prioritet mbi prioritetet? A nuk do të ishte krye-tema dhe reforma më kryesore? Atëherë si shpjegohet se prioriteti kryesor anashkalohet dhe injorohet? Ka disa shpjegime, por ai më i besueshmi mbetet teza e përhershme: elitat tona politike nuk e kanë dashur, nuk e duan dhe nuk do ta duan reformën në drejtësi. Ata kanë dashur, duan dhe do të duan ta vonojnë, denigrojnë, deformojnë ose pamundësojnë atë. Sepse pas reformës në drejtësi detyrimisht vjen reforma në politikë, – një cikël i mbyllur abuziv që duhet të marrë fund. (ISP)

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38