Flash News

KRYESORE

Deputetët socialistë bojkotojnë komisionin, deputetja e PD: Po festojnë ditëlindjen e koleges

Deputetët socialistë bojkotojnë komisionin, deputetja e PD: Po

Komisioni i Medias është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta mes deputetëve që në nisje të tij.

Shkak është bërë çështja “Xhafaj” dhe publikimi I përgjimeve të reja nga PD, lidhur me implikimin e Agron Xhafajt në trafikun e drogës. Për këtë PD ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, pas debateve, deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja. I menjëhershëm ishte reagimi I kryetares së komisionit, Albana Vokshi, e cila tha se po largohen nga frika e përballjes në debat dhe se po festojnë ditëlindjen e një kolegeje.

“Deputetët e PS kanë frikë nga media. Po festojnë ditëlindjen e një kolegeje te salla e grupit. Pas videopërgjimeve po sulmojnë gazetarët”, u shpreh deputetja Vokshi.

Të fundit