Flash News

KRYESORE

Deputeti Agron Shehaj pro djegies së mandateve: Pa parlament legjitim nuk ka demokraci

Deputeti Agron Shehaj pro djegies së mandateve: Pa parlament legjitim nuk

Propozimi i Lulzim Bashës për djegien e mandateve është përshëndetur nga deputeti i PD-së Agron Shehaj. Deputeti i qarkut të Vlorës deklaron se parlamenti i sotëm është në shërbim të krimit dhe okigarkëve dhe jo popullit dhe interesit publik.

“Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur, përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit. Prandaj qeverisja e sotme është në shërbim të krimit dhe okigarkëve dhe jo popullit dhe interesit publik. Po nuk patëm një parlament legjitim dhe të ndershëm nuk do ketë kurrë demokraci, liri dhe mirëqeverisje në Shqipëri. Sa më shpejt ti japim mundësi shqiptarëve të votojnë në kushte të lira dhe demokratike”, shkruan Shehaj në një status në ‘Facebook’.

Vendimi i Bashes erdhi si reflektim i protestes se djeshme, ku mijera qytetar ishin para Kryeministrise ne mbeshtetje te kauzes. Largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i nje qeverie tranzitore pa te eshte qellimi final i opozites.

Të fundit