Flash News

KRYESORE

Deputeti aksidentoi për vdekje kalimtarin, PD: Ngjarja po mbahet e fshehtë, Rakipi mik i ngushtë i Ramës

Deputeti aksidentoi për vdekje kalimtarin, PD: Ngjarja po mbahet e

Pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit ku deputeti i PDIU, Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje një 53 vjeçar, Partia Demokratike kërkon zbardhje dhe transparencë të plotë të kësaj ngjarje.

Selia blu ngre dyshime të forta lidhur me aksidentin, prandaj kërkon të vihet përpara ligjit deputeti Rakipi dhe të zbardhet ngjarja çdo detaj rreth kësaj ngjarje.

 “Ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama. Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht. Të dhenat janë se deputeti mik i Ramës ka qënë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t'ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve te aksidentit. Për këtë arsye PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtesi për viktimën”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Të fundit