Flash News

KRYESORE

Deputeti Boçi iu përgjigjet kritikëve të Bashës: Nuk rrëzohet Rama duke 'gjuajtur' nga Facebook-u

Deputeti Boçi iu përgjigjet kritikëve të Bashës: Nuk

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçiano Boçi ka folur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u bënë disa ndryshime të statutit në prag të Konventës Kombëtare.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai iu përgjigj fillimisht kritikëve që kërkojnë largimin e Bashës, duke thënë se Rama nuk rrëzohet duke e gjuajtur Bashën.

Debatet mua më duken pak të ekzagjëruara në këtë pikë sepse iniciojmë një betejë politike dhe inicimi i betejës politike ka një qëllim fundor, rrëzimin e Ramës. Rrëzimi i Ramës nuk mund të bëhet duke gjuajtur nga frëngjitë e politikës apo të Facebook-ut çdo moment Lulzim Bashën apo kryetarin e PD”, ka sqaruar Boçi.

Deputeti demokrat tha se statuti është i Partisë Demokratike dhe jo i kryetrarit të PD, prandaj ai shprehet se hynë me statut të ri për të fituar zgjedhjet. Duke theksuar se dorëheqja e kreut të partisë është morale dhe jo ligjore, Boçi deklaroi se partitë nuk e kanë luksin që të zgjidhin çdo 4 vjet një kryetar.

Statuti nuk është statuti i kryetarit të PD, por është statuti i PD. Në strategjinë politike të një forcë dhe mënyrën si qaset ajo psikologjikisht para elektoratit nuk mund të bësh një debat për humbjen. Ne hymë me statut të ri për të fituart dhe për të marrë fatet e vendit në dorë. Çështja është se dorëheqja është akt moral dhe nuk është akt ligjor dhe nuk besoj se është dhe dorëheqje dhe detyrim.  Besoj se në raste rezultatesh përderisa është morale kjo ngelet në moralin e drejtuesit por mos harojmë që jemi në një proces zgjedhor një anëtar një votë për kryetarin e PD, është dhe në moralin e anëtarëve të PD që votojnë dhe secili prej tyre e gjykon shumë mirë se kush mund të jetë lideri i përshtatshëm. Partitë politike në Shqipëri nuk e kanë atë luksin që njëherë në  4 vite të zgjedhin një lider të ri. Lideri ka një rrugëtim të tij, që mund të ketë një seri suksesesh, por mund të ketë brenda tyre dhe ulje dhe ngritje dhe dështime dhe kjo është pjekje e liderit. Pra nuk mund të djegim figura duke vendosur nene absurde në një statut që ne e hartojmë për të fituar zgjedhje”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarja në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe një mundësisë së një koalicioni me LSI, Boçi theksoi se vendimi përfundimtarë do të merret pas diskutimeve me bazën.

Të fundit