Flash News

KRYESORE

Deputeti Braçe i jep zgjidhje në ‘Instagram’ kërkesave të studentëve: Përse keni frikë nga ndryshimi?

Deputeti Braçe i jep zgjidhje në ‘Instagram’

Për deputetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe, të gjitha kërkesat e studentëve janë tashmë të tejkaluara dhe të plotësuara. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Braçe rendit të gjitha kërkesat që, sipas tij, u pranuan nga kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit në ‘Facebook’.

“Kush ju pengon të merrni zgjidhjen?”,- pyet deputeti socialist studentët protestues. Ai u kërkon të studentëve që të ulen në tryezë me kryeministrin, si dhe shtron një tjetër pyetje: “Perse keni frikë nga ndryshimi, pjesëmarrja për të ndryshuar radikalisht universitetin publik?”

Reagimi i plotë i Erjon Braçes:

Po tani?!

Kush ju pengon të merrni zgjidhjen?!

  1. Kërkesa për përgjysmim të tarifave, e plotësuar;

Madje,

E tejkaluar me zerime tarifave deri në përgjysmim, gjithnjë në bazë të meritës akademike, rezultateve, por edhe statusit social, paguar nga buxheti i shtetit;

E tejkaluar me bursa nisur përsëri nga merita akademike;

Të pakërkuara këto të fundit!!!

  1. Kërkesa për përmirësimin e kushteve në Qytetin Studenti, e plotësuar;

Madje,

E tejkaluar me financimin e rikonstruksionit të godinave ekzistuese;

E tejkaluar me financimin e plotë të ndërtimit të kampusit universitar;

E tejkaluar me rishikimin e tarifës për strehimin në konviktet ekzistuese;

Të pakërkuara këto të fundit!!!

  1. Kërkesa për pjesëmarrje në Bordet e Administrimit, e plotësuar;

Madje,

E tejkaluar me shkarkimin e të gjithë përfaqësuesve të qeverisë në bordet e administrimit;

E tejkaluar me vendin bosh për një të zgjedhur prej studentëve në formën e mënyrën e caktuar prej tyre;

Njëra e pakërkuar!!!

E pakërkuar edhe alternativa për punësim të studentëve të shkëlqyer në rezultate akademike në institucionet publike.

Gjithçka tjetër e mundshme për t’u zgjidhur, duke nisur me bibliotekat shkencore digjitale etj, etj.

Ka orë që kryeministri Edi Rama i ka artikuluar këto!

Ka edhe më shumë se kaq, por për diskutim me studentët e pedagogët që kanë shqetësim real të tashmen e të ardhmen e universitetit publik.

Përse nuk shkoni të merrni zgjidhjen dhe të diskutoni gjithçka tjetër?! A ishte ky qëllimi?

Përse keni frikë nga ndryshimi, pjesëmarrja për të ndryshuar radikalisht universitetin publik?

Kush po ju pengon?

Partia? Partitë? Ideologjia e ardhur nga dështimi aty lart?

Skenari?

Dua të përsëris edhe një herë thirrjen për çdo vajzë e djalë-student, pedagog e pedagoge që kanë shqetësim parësor universitetin, jo pushtetin, studentin jo shkrepsen;

Merrni zgjidhjen tani!

Dialogoni për çdo gjë tjetër rreth të cilës keni një ide, prej vitesh keni një ide që është vrarë nga partitë që udhëheqin universitetin!

Nuk u kërkon kërkush të ndryshoni bindjen, idenë tuaj;

Thuajeni, ndajeni, diskutojeni, miratojeni ose jo përmes dialogut.

Refuzojini tani partitë që ju konsiderojnë shkrepse për zjarr!

Të fundit