Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat 'nuk i ndahet' Ahmetajt: Fake news me faljen e gjobave; tani u thotë Tatimorëve "mos u merrni lekë nën dorë"

Një letër e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, e bërë publike sot, është ndeshur me reagimin e deputetit demokrat të Vlorës, Agron Shehaj. Ligjvënësi i PD-së shkruan në Facebook se, pasi Ahmetaj qarkulloi një fake news se do t'u falte gjobat bizneseve, u shkroi një letër Tatimorëve ku u kërkon të mos vënë gjoba. "Thjesht ju thotë drejtorëve dhe inspektorëve t'i falin bzineset, me pak fjalë mos t'ju marrin para nën dorë", argumenton Shehaj.

Deputeti demokrat dhe ministri socialist janë përfshirë shpesh në debate të forta në Komisionin e Ekonomisë.

Statusi i plotë:

Propaganda e softdiktaturës se Rames nuk njeh kufi.

Ministri Ahmetaj mashtron opinionin publik duke sponsorizuar një Fake neës, që qarkulloi në shumë media dhe fliste 'per falje te gjobave'.

Perjashtimi nga gjobat për biznesin e vogel nuk përmendet në asnjë rresht të letrës së ministrit të publikuar sot nga mediat. Lexojeni letrën vetë, thjesht ju thotë drejtorëve dhe inspektorëve ti "falin " bisneset e vogla, me pak fjalë mos t'ju marrin para nën dorë.

Të fundit