Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat e quan porosi të Ramës deklaratën e Qoses për Tahirin. "Nostalgjik i marksizëm- leninizmit"

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, në një status në faqen zyrtare në Facebook, ka shprehur zemërim me një deklaratë të intelektualit Rexhep Qosja, duke e konsideruar një porosi të Ramës. Shehaj, e quan shkrimtarin nga Kosova, një nostalgjik të marksizëm-leninizmit.

Statusi i Shehajt:

Rexhep Qosja nuk e pranon dot që socialistët janë marrë me trafik droge. Nuk sheh as përgjimet e Antimafias, as Audi-n, as radarët që fiken.. dhe bëhet vegël e qeveritareve Narkosocialist.

Rama, pasi e mbrojti Tahirin me Imunitet, me nje pjesë të mediave (me para ose presion) dhe me Kryeprokuroren, tani u la e radhën intelektualëve nostalgjikë të marksizëm-leninizmit. #nenukjeminjesoj#narkosocialist

 

Të fundit